Dëmtohet gjatë punës në minierë, dërgohet në spital 55-vjeçari nga Mamurrasi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Korrik 2025, 10:45
Një 55-vjeçar nga Mamurrasi është plagosur gjatë punës në një minierë bakri në fshatin Kimëz, në Pukë.
Shtetasi M. M., 55 vjeç, është paraqitur fillimisht në spitalin e Pukës me dëmtime në dorë, ndërsa më pas është transportuar në Spitalin e Traumës në Tiranë për trajtim më të specializuar.
Burime zyrtare të policisë bëjnë me të ditur se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Në lidhje me ngjarjen, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shkodër kanë referuar materialet në Prokurori, për vlerësim të mëtejshëm të rrethanave dhe ligjshmërisë së incidentit.
