Fushë Arrëz/ Lëvizte me shpejtësi, makina humb kontrollin dhe përfundon në një lokal, tre të lënduar (FOTO)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Korrik 2025, 22:45
Një automjet ështe përplasur me një lokal në hyrje të qytetit të Fushë Arrëzit gjatë mbrëmjes së sotme.
Për pasojë është lënduar e zonja e lokalit, e cila ishte para lokalit, së bashku me dy gra të tjera që ishin në një tavolinë.
Gruaja F.B. së bashku me dy gratë e tjera janë transportuar drejt spitalit të Pukës.
Të dëmtuarat janë jashtë rrezikut për jetën dhe po marrin ndihmën e parë në Spitalin e Pukës.
Drejtuesi i mjetit F. R. është shoqëruar në Polici.
Dyshohet se mjeti lëvizte me shpejtësi kur humbi kontrollin.
