Shkodra: Presidentja Osmani ndryshonte qëndrim gjatë fjalës, kërkesa duket e hartuar në minutë të fundit

Në një lidhje të drejtpërdrejtë për “Ora News”, politologia Magbule Shkodra komentoi konferencën e fundit të presidentes Vjosa Osmani, duke vënë në dyshim koherencën dhe përgatitjen e kërkesës së saj drejtuar Gjykatës Kushtetuese.

"E vërtetë lajmi i fundit nga Kosova është kjo konferenca për shtyp që e mbajti zonja Presidente, Vjosa Osmani për të na informuar ne se tanimë, ka dërguar një kërkesë në Gjykatën Kushtetuese në të cilën kërkon qartësim se çfarë duhet të ndodh pas afatit 30 ditor, i cili skadon më datën 26 korrik.

Gjatë dëgjimit të saj, ajo ishte në fakt pakëz si jo e koncentruar në atë që po thonte sepse një herë thonte që nëse rastësisht konstituohet Kuvendi, ajo do ta tërheq kërkesën. Pastaj më herët thoshte se kjo do të jetë një kërkesë preventive që mos të ndodh shkelja kushtetuese, pra ishte disi jo e koncentruar në atë që thonte, që më bëri të kuptoj se këtë kërkesë e ka hartuar në minutë të fundit e jo siç na ka thënë ne më herët se ka një draft të përgatitur", u shpreh Shkodra.