Kosova plot 100 ditë pa Kuvend/ Hoti: Tashëm kanë nisur edhe protestat për mos konstituimin

Shkodran Hoti, gazetar sigurie përmes një interviste në Ora News tha se tashmë janë më shumë se 3 muaj pa kuvend në Kosovë dhe nuk kanë munguar protestat alternative.

Hoti: Sot ishte një formë e veçantë e protestë, por aksione të tilla kanë ndodhur edhe në seancë më herët. Këto aksione janë bërë nga avokati, i njëjti person më herët edhe me gomerë në Kuvendin e Kosovës, duke kritikuar palët që nuk po arrijnë një marrëveshje. Edhe të tjerë kanë shprehur pakënaqësinë e tyre kundrejt moskonstituimit të kuvendit të Kosovës. Janë tashmë 100 ditë pa kuvend.