VUÇIÇ ANKOHET PËR KURTIN! Presidenti serb: Arrestimi i Popoviç është provokim
Presidentin serb Aleksandër Vuçiç, u shpreh i pakënaqur nga veprimet e policisë së Kosovës që arrestuan Igor Popoviçin. Madje në intervistën e dhënë akuzon kreun e qeverisë Albin Kurti për provokime
Arrestimi i zyrtarit serb në Kosovë, Igor Popoviç janë cilësuar si provokim nga Presidenti Aleksandar Vuçiç ndërsa nuk i ka kursyer as sulmet ndaj Kryeministrit Albin Kurti.
Gjatë një interviste për Pink TV, Vuçiç u shpreh se Kurti ka humbur mendjen dhe po përpiqet të destabizilojë rajonin.
“Kemi probleme, që nga sjellja e Albin Kurtit, arrestimi dhe persekutimi i popullit tonë, arrestimi i fundit i Igor Popović tregon se Kurti e ka humbur mendjen dhe po përpiqet të shkaktojë konflikte në Ballkanin Perëndimor.” U shpreh Presidenti serb.
Madje paralajmëroi dhe reagime. “I kemi informuar të gjithë partnerët tanë. Mund të ketë pasoja të paparashikueshme. Terrori duhet të ndalet në një moment.” tha Vuçiç gjatë intervistës.
Ndihmësdrejtori i së ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Igor Popoviç, u arrestua në 19 korrik pas fjalimit të tij kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në komunën e Rahovecit.
Popoviç e ka cilësuar UÇK-në si organizatë terroriste dhe krahasoi veprimet e saj me ato çka po ndodhin në Gazë, gjatë fjalimit të mbajtur në ceremoninë për përkujtimin e viktimave serbe në komunën e Rahovecit.
Në deklaratën e tij ai akuzoi institucionet ndërkombëtare për “dështim në drejtësi”, duke pretenduar se “autorët e krimeve ndaj serbëve nuk janë ndëshkuar asnjëherë”.

