Osmani kërkon sqarime nga Kushtetuesja për pasojat juridike të moskonstituimit të Kuvendit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Korrik 2025, 16:28
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, njoftoi se i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese për të kërkuar sqarim nëse Kuvendi i Kosovës nuk konstituohet deri më 26 korrik – afati i përcaktuar nga gjykata më herët përmes një aktgjykimi.
"Kërkesa jonë sot, në esencë, është kërkesë për sqarim të pasojave juridike të moskonstituimit të Kuvendit brenda afatit kushtetues prej 30 ditësh", tha Osmani në një konferencë për media.
“Çdo afat i detyrueshëm kushtetues dhe çdo moszbatim duhet të ketë pasoja juridike, por ato nuk janë sqaruar në aktgjykimin paraprak, kërkesa jonë sot në esencë është kërkesë për sqarimin e pasojave juridike të moskonstituimit të kuvendit brenda 30 ditësh”, tha ajo./REL
