Çfarë po paralajmëron ministri? Mblidhet Komiteti i Mbrojtjes Civile, në rend të ditës rritja e rrezikshmërisë nga zjarret
Ministri i Mbrojtjes Pirro VEngu jep alarmin e rrezikut të zjarreve në vend nga rritja e ndjeshme e temperaturave në vend.
Për këtë arsye është mbledhur dhe Komiteti i Mbrojtjes Civile, i cili në fokus të të tij kishte mobilizimin e të gjithë trupës dhe zinxhirit të reagimit të emergjencave civile në nivel kombëtar.
NJOFTIMI I MINISTRIT VENGU
Në mbledhjen e Komitetit të Mbrojtjes Civile, së bashku me zëvendës-kryeministren Belinda Balluku dhe kolegët Ervin Hoxha dhe Albana Koçiu për të mobilizuar të gjithë trupën dhe zinxhirin e reagimit të emergjencave civile në nivel kombëtar.
Në kushtet kur parashikohen temperatura të larta përgjatë gjithë javës, dhe ndërkohë që përpjekjet vijojnë në shumë fronte nga veriu në jug të vendit, ndamë planin e masave me të gjithë titullarët e institucioneve të përfshira në mekanizmin e mbrojtjes civile, prefektët e qarqeve dhe kryetarët e Bashkive më të ekspozuara ndaj zjarreve:
???? Rritje e nivelit të gatishmërisë së trupave vendore në dispozicion të prefektëve;
???? Rritje e vigjilencës dhe monitorim i pandërprerë i terrenit në çdo bashki për raportim të menjëhershëm;
????️ Pozicionim i forcave në zonat me risk për të shkurtuar kohën e reagimit;
???? Ndërhyrja nga ajri do të vijojë me përparësi në zonat e banuara dhe zonat e mbrojtura;
???????? Bashkërendim me mekanizmin Evropian të Mbrojtjes Civile për kapacitete shtesë.
Komiteti i Mbrojtjes Civile është autoriteti më i lartë i përhershëm që bashkërendon veprimtaritë dhe masat ndërinstitucionale të strukturave dhe të gjitha subjekteve të përfshira në mbrojtjen civile, duke përfshirë Forcat e Armatosura, Policinë e Shtetit, Urgjencën Kombëtare, Shërbimet Pyjore, Zonat e Mbrojtura, Autoritetet e Transportit; Meteorologjinë etj.

