VIDEO/ Nuk ndalen flakët, digjet gjatë gjithë natës kodra në Shetel të Shijakut, shpëtohen banesat

Informacion i orës 00:00, mbi situatën e krijuar nga zjarri në fshatin Shetel, Njësia Administrative Gjepalaj, Bashkia Shijak.

Vijon me intensitet të lartë puna në terren nga forcat zjarrfikëse të M.Z.Sh-së Shijak, të mbështetura nga M.Z.Sh-ja Durrës dhe Stacioni Zjarrfikës i Autoritetit Portual Durrës, si dhe strukturat e tjera vendore.

Aktualisht është bërë i mundur izolimi në vatrën kryesore, në fshatin Shetel duke eliminuar rrezikun për banesat.

Për shkak të pranisë së erës zjarri ka kaluar në anën e fshatit Kënetë, Njësia Administrative Gjepalaj ku është përqendruar pjesa dërrmuese e forcave me qëllim izolimin dhe fikjen e zjarrit. Terreni vështirëson operacionin e ndërhyrjes.

Operacioni po ndiqet nga afër nga Ministri i Mbrojtjes Z. Pirro Vengu, Prefekti i Qarkut Z. Emiljan Jani, Kryetari i Bashkisë Shijak Z. Elton Arbana.