VIDEO/ Beckham rr*an padashje kokën, Victoria nuk e fal
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Korrik 2025, 11:06
"Çfarë ke bërë? Dukesh tmerrësisht keq." David Beckham ka bërë ‘rrëmujë’ me flokët dhe gruaja e tij, Victoria Beckham, i kundërvihet.
Ish-futbollisti 50-vjeçar është kapur në video, i "detyruar" të rrëfejë incidentin. Një makinë prerëse flokësh i shpëton kontrollit të yllit dhe ai i dorëzohet presionit të gruas së tij dhe zbulon pjesën e rruar të kokës.
"Nuk është qesharake", thotë Beckham, ndërsa gruaja e tij tallet. "Nuk duket mirë, gjithmonë do të jem e sinqertë me ty. Dukesh tmerrësisht keq", është vendimi i Victoria Beckham.
Ish-ylli i Manchester United, Real Madrid, AC Milan, PSG dhe Los Angeles Galaxy mund të gjejë ngushëllim në mbështetjen e ndjekësve dhe admiruesve që komentojnë në Instagram: "Mund të fillosh një trend të ri".
View this post on Instagram
