Kulluri: Aksionet e qeverisë spontane dhe pa thelb, problemi është rënia e prodhimit vendas
Përmes një interviste në Ora News, Edvin Kulluri nga “Djathtas 1912” tha se nuk jemi përballë reforma, por përballë ca aksioneve spontane dhe një spektakli më një person.
Kulluri: Nuk jemi përballë reforma, por përballë ca aksioneve spontane dhe një spektakli më një person. Rama është duke treguar një paaftësi në qeverisjeje, sepse në demokraci nuk drejtohet nga një vullnet individi, por një projekt politike. Ai po bën një ndërhyrje të befasishme, por pa një thelb të madh.
Siguria ushqimore nuk sigurohet, duke qenë që është një kushtet e BE-së për tu integruar, sepse ne nuk plotësojmë asnjë kriter të sigurisë ushqimore që janë të domosdoshme për tregun Evropian. Nuk është problemi ynë formalizimi i tregut, por është rënia e prodhimit vendas.
