“O pl*hrë çfarë ke bërë”/ Konflikt i dh*nshëm në Ksamil, pushuesi g*ditet në sy të familjes (VIDEO)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Korrik 2025, 19:16
Një sherr i dhunshëm ka ndodhur këtë të shtunë në plazhin e Ksamilit.
Nga informacionet paraprake bëhet me dije se një pushues është goditur me grushte nga një person.
Qytetari ka rrahur pushuesin në sy të fëmijëve të tij dhe të bashkëshortes së tij. Siç shfaqet edhe në pamjet e publikuara pushuesi ka marrë lëndime në kokë. Në video dëgjohet familjarja e të lënduarit, e cila rregjistron me kamera autorin dhe dëgjohet të thotë: O o plehrë çfarë ke bërë..do ta shikosh.
Ndërkohë ende s’dihen rrethanat e ngjarjes. Personi që goditi pushuesin është shoqëruar në polici.
