Aktiviteti fizik në verë/ Kalleshi: Kujdes me trupin edhe gjatë pushimeve, shtim peshe nga shezlloni dhe ëmbëlsirat

Dietologia Anila Kalleshi thekson se vera duhet të shfrytëzohet për përmirësimin e stilit të jetesës.

Ajo këshillon aktivitet fizik të përditshëm, gjumë cilësor dhe shmangie të ushqimeve të pasura me sheqer, pije energjike dhe alkool.

Sipas saj, qëndrimi i gjatë në shezllon dhe abuzimi me ushqimin gjatë pushimeve sjell shtim peshe dhe lodhje trupore.

Qëndrimi i gjatë në shezllon, konsumimi i ëmbëlsirave, ushqimeve me shumë sheqer, pijeve energjike apo alkoolike, janë burim i sigurt kilogramëve të tepërt.

Stina e verës ofron mundësi për të pushuar por edhe për të përmirësuar stilin e jetës.

Sipas dietologes Anila Kalleshi, vera duhet të jetë një periudhë për kujdes të shtuar ndaj trupit dhe shëndetit.

‘’Sasia e kalorive të tepërta dhe qëndrimi me orë të tëra ndoshta në shezllon pa lëvizur, pa bërë not, pa bërë ndonjë aktivitet fizik mund të jenë kontribuesit e shtimit në peshë’’.

Aktiviteti fizik është thelbësor. Noti, ecja në plazh apo në natyrë janë mënyra të thjeshta dhe efektive për të qëndruar në formë.

‘’Orët e gjata në plazh, noti është një element fizik apo një ndihmues shumë i mirë për të pasur një aktivitet të rritur gjatë verës’’.

Një tjetër faktor kyç për një stil të shëndetshëm jetese është gjumi. Kalleshi thekson rëndësinë e 6 deri në 8 orëve gjumë cilësor

Dietologja thotë se duhet të kemi një stil jetese të shëndetshmë për të pasur më pas dhe një trup në formë.