Interi irritohet me Kristjan Asllanin, drejtori sportiv i zikaltërve: Gjej ekip për t’u shitur!

Kristjan Asllani prej kohësh lakohej nga mediat italiane si një nga të padëshiruarit te Interi, ndërsa tashmë ka ardhur konfirmimi zyrtar brenda klubit zikaltër: Mesfushori kuqezi duhet të gjejë ekip tjetër.

Eksperti i merkatos, Fabrizio Romano bën të ditur se klubi ka informuar shqiptarin me anë të drejtorit sportiv, Piero Ausilio që nuk është në planet e klubit.

Për Asllanin, thelbi i çështjes është dëshira e tij për të qëndruar në Serie A. Mesfushori shqiptar ka refuzuar çdo ofertë jashtë Italisë, duke irrituar drejtuesit e klubit.

Sipas lajmeve të fundit, Fiorentina është skuadra që dëshiron të bëjë të vetin Asllanin në Itali ndërsa mbetet për tu parë e ardhmja e tij.