Lewandowski rikthehet te Polonia pas emërimit të trajnerit të ri
Robert Lewandowski ka ndryshuar vendimin për tërheqjen nga kombëtarja pas largimit të trajnerit të mëparshëm të Polonisë, Michal Probierz.
Sulmuesi i Barcelonës ka vendosur të rikthehet në përfaqësuesen e Polonisë pas emërimit të Jan Urban si trajner, sipas raportimit të “Goal.pl”.
Lewandowski kishte bërë një pushim nga aktiviteti ndërkombëtar pas një përplasjeje me Probierz, i cili në mënyrë të diskutueshme e hoqi nga pozita e kapitenit para ndeshjes së Polonisë kundër Finlandës në kualifikueset e fundit për Kupën e Botës.
Me largimin e Probierz, Lewandowski i ka dhënë mbështetje të plotë përzgjedhësit të ri pa asnjë kusht, pavarësisht nëse do të rikthehet në rolin e kapitenit apo jo.
Rikthimi i Lewandowskit shënon fundin e një përplasjeje të shkurtër, por shumë të përfolur, që kishte hedhur dyshime mbi të ardhmen e tij në kombëtare.
Vendimi i Probierz për t’i dorëzuar shiritin e kapitenit Piotr Zielinskit në një kohë të vonë të natës çoi në vendimin e 36-vjeçarit për të privuar veten nga kombëtarja.
Konflikti u mbyll me dorëheqjen e Probierz, duke hapur rrugën për kontaktin e Urban me lojtarin.
Urban ka shprehur publikisht dëshirën për ta rikthyer Lewandowskin, dhe tani sulmuesi thuhet se do të rikthehet menjëherë.
