Haaland optimist për blerjet e Cityt: Skuadra po bëhet më e fortë, rikthehemi në majë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Korrik 2025, 16:34
Me pushime pas eliminimit të Manchester Cityt në Botërorin për klube, sulmuesi norvegjez Erling Haaland ka reaguar në rrjetet sociale për blerjet e shumta që ka bërë klubi.
Ai ka përshëndetur nënshkrimin e adoleshentit norvegjez Sverre Nypan nga Rosenborg.
Haaland iu përgjigj lajmit duke shkruar: “Mirë se erdhe Sverre!”.
“Skuadra po bëhet gjithnjë e më e fortë. Do të jemi kompetitivë, këmbëngulës për rezultatet dhe harruar sezonin e fundit.
Do të rikthehemi në majë”, ka deklaruar sulmuesi norvegjez.
Skuadra e Pep Guardiolës ka qenë aktive në tregun e transferimeve, duke shpenzuar rreth 125 milionë euro në merkato për Rayan Cherki, Rayan Ait-Nouri, Tijjani Reijnders dhe Marcus Bettinelli.
