Modric nxit Milanin të transferojë lojtarin e Real Madridit

Me ardhjen e Alvaro Carreras nga Benfica për 50 milionë euro, e ardhmja e Fran Garcia te Real Madridi është vënë në dyshim.

Për 25-vjeçarin ka një interes të shtuar ditët e fundit nga Milani.

Kuqezinjtë e shohin Fran Garcia si zëvendësuesin ideal të të larguarit Theo Hernandez.

Mediat italiane raportojnë se një shtysë e fortë për transferimin e Fran Garcia drejt Milanit është edhe Luka Modric.

Kroati që nënshkroi para pak dite me kuqezinjtë, ka dhënë mbështetjen e tij të fortë ardhjen e Fran Garcia te kuqezinjtë.

Në anën tjetër, Real Madridi është i hapur për largimin e 25-vjeçarit të krahut të majtë për një shifër rreth 20 milionë euro, çmim mëse i përballueshëm edhe për Milanin.

Ditët në vijim pritet të ketë negociata zyrtare mes palëve.

Me transferimin e Alvaro Carreras, i cili do jetë titullar i padiskutueshëm në krahun e majtë, ulen ndjeshëm shanset e Fran Garcia, ndaj largimi i tij nga Real Madrid këtë verë duket i pashmangshëm.