Vllaznia zyrtarizon axhendën për Europën, ndryshon stadiumin në turin e dytë të Ligës së Konferencës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Korrik 2025, 20:16
Vllaznia ka zyrtarizuar axhendën për turin e dytë të Ligës së Konferencës.
Kuqeblutë do të presin Vikingurin në “Loro Boriçi” duke u kthyer kështu në shtëpi.
Vllaznia e luajti ndeshjen ndaj Daugavpils në “Elbasan Arena”.
Klubi u përplas me Bashkinë Shkodër për stadiumin, ndërsa për turin e dytë gjithçka është rregulluar.
Të enjten e 24 korrikut, tifozët e Vllaznisë do të kenë mundësinë të ndjekin ndeshjen prej orës 20:30.
Kualifikimi do të vuloset më pas një javë më vonë në Islandë.
Vllaznia ia doli të kualifikohet ndaj Daugavpils, pasi fitoi 4 me 2 në transfertë.
Në “Elbasan Arena” ndërkohë kishte humbur 0 me 1.
