VIDEO/ Përfshihet nga flakët zona pranë “Ferma 100”, hidhet ujë me helikopter

Një zjarr ka rënë ditën e sotme pranë  “Ferma 100” një pronë nën pronësinë e Alban Berishës.

Zjarri po fiket me helikopter dhe kova me ujë nga ajri, teksa një pjesë e pemëve dhe kodrës është ndezur në flakë.

Ferma është e pozicionuar në një kodrinë pranë fshatit Vishaj në Tiranë, ndërsa ambientet e shërbimit janë të rrethuara nga disa hektarë tokë bujqësore që punohet me autokombajnë.

Ambientet e shërbimit janë të konceptuara si një kombinacion i agrobiznesit në Toskanë të Italisë me “ranchot” meksikane.