Zjarrvënie në Helmës, procedohet penalisht autori, dogji 10 hektarë tokë dhe 30 pemë ulliri

Një zjarr masiv përfshiu një sipërfaqe toke në fshatin Helmës të Kavajës, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në mjedis dhe ekonomi.

Pas ndërhyrjes së shpejtë të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë dhe hetimeve të kryera në vendngjarje, është identifikuar dhe proceduar penalisht autori i dyshuar i zjarrvënies.

Bëhet fjalë për shtetasin Y. T., 60 vjeç, banues në fshatin Helmës, i cili dyshohet se i ka vënë zjarrin disa degëve të pemëve të prera në pronën e tij. Si pasojë e përhapjes së flakëve, janë djegur rreth 10 hektarë tokë arë dhe 30 pemë ulliri.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, e cila ka nisur procedimin penal ndaj 60-vjeçarit për zjarrvënie të qëllimshme.

Njoftimi:

Kavajë 
 
Identifikohet dhe procedohet penalisht autori i zjarrvënies në fshatin Helmës.  

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, pas marrjes së njoftimit se në fshatin Helmës, Kavajë, kishte rënë zjarr në një sipërfaqe toke, kanë kryer veprimet hetimore për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.  

Si rezultat i veprimeve të shpejta, u bë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar të zjarrvënies, shtetasit Y. T. Ai dyshohet se iu ka vënë zjarrin disa degëve të pemëve të prera dhe si pasojë e përhapjes së flakëve janë djegur 10 hektarë tokë arë, në pronësi të tij, dhe 30 pemë ulliri. 

Në vijim të veprimeve, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin Y. T., 60 vjeç, banues në fshatin Helmës. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.