E konfirmon zëvendësdrejtori i Burgjeve: Laert Haxhiu u takua me modelen! Takimi zgjati shumë pak
Zëvendësdrejtori i Burgjeve, Femi Sufaj në një dalje të tij të fundit për mediat a folur në lidhje me takimet private të të burgosuve. Sufaj foli në lidhje me rastin e të dënuarit me burg përjetë, Laert Haxhiut i cili pati një takim privat me modelen, Ziza Pajaziti.
Sufaj e ka konfirmuar se një takim mes tyre ka ndodhur dhe se ka zgjatur shumë pak. Ai më tej ka hedhur poshtë pretendimet se persona të ekranit, vajza më saktë janë futur brenda burgut për të zhvilluar takime me të burgosurit.
Sipas tij nga 7 mijë takime gjatë muajit qershor në burgje pjesa më e madhë janë takime me familjarët dhe avokatët. Ai ka folur edhe me shifra konkrete ku sipas tij në muajin qershor janë zhvilluar 100 takime intime. Zëvendësdrejtori theksoi se takimet intime sipas ligjit zhvillohen vetëm me bashkëshortet ose bashkëjetueset e të burgosurit. Për rastin e Haxhiut modelja ka zhvilluar takim me të si e afërme.
“Në qershor janë bërë shumë takime ku 7 mijë e ca takime janë me familjarët, mbi 1 mijë me avokatët dhe 100 janë intime. Sipas ligjit këto takimet intime janë takime, që duhet që të jenë bashkëshortët, ose bashkëjetuesit e të dënuarit. U konstatua një shkelje e procedurave në burgun e Korçës, e cila vjen si e afërme dhe futet në takim. Dhe ne kemi marr qëndrimet tona administrative dhe nuk është konstatuar që të jetë një rast i dytë. Nuk ishte takim i zgjatur, por takim në dhomën e vizitave. Gjithë kjo zhurmë nuk dihet pse po bëhet," u shpreh ai./ Report.tv
