Gara për kreun e BKH, SPAK njofton 7 kandidatët e mbetur për fazën e radhës së testimit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Korrik 2025, 12:03
SPAK ka njoftuar shtatë kandidatët e mbetur në garë për fazën tjetër të testimit.
Komisioni i posaçëm ka njoftuar pretendentët për drejtimin e BKH-së se duhet të paraqiten të martën datë 22 korrik ora nëntë për testin e esesë me shkrim. Kjo fazë vjen pas asaj të testit fizik që u krye në ambientet e RENEA-s.
Kandidatët që konkurrojnë për drejtimin e BKH duhet të paraqiten në zyrat e SPAK.
Në 31 gusht i mbaron mandati Aida Hajnajt dhe në 1 shtator duhet të marrë drejtimin me mandat 5-vjeçar drejtori i ri i cili duhet të kalojë disa teste e më pas pasi të kualifikohet nga tre prokurorë i propozohet për emërim KLP .
