Përfshihet nga zjarri një sipërfaqe kodrinore në Pogradec, era favorizon flakët
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Korrik 2025, 17:24
POGRADEC- Një vatër zjarri është aktivizuar mbasditen e sotme në një sipërfaqe kodrinore në fshatin Cërrave të Pogradecit.
Gjithashtu bëhet me dije se era e fortë ka favorizuar flakët dhe si pasojë një sipërfaqe e madhe është shkrumbuar.
Kodra është kryesisht me bimësi të ulët.
Ndërsa në vendngjarje ndodhet zjarrfikësja, forcat e pyjores dhe policia për të lokalizuar flakët.
