SHBA-të nuk komentojnë më zgjedhjet/ Andoni: Nuk janë më modeli i demokracisë në botë

Përmes një interviste në Ora News, analisti Ben Andoni tha se tashmë SHBA-të kanë hyrë në një politikë të re dhe nuk janë më etaloni i demokracisë në botë.

Andoni: Ky është vendim i DASH-it dhe ambasadat janë nën varësi të tij. Duhet të mësohemi se njerëzit e ambasadave përcjellin qëndrimet e DASH-it. ShBA-të kanë vite që nuk e kanë më pishtarin e demokracisë në botë. Edhe ngjarjet e janarit para disa viteve kur u sulmua Kapitoli, ndërsa kur kemi parë zhvillimet e shumta në ShBA, është treguar se nuk janë më model demokracie në raport me politikë dhe mortalitetin. ShBA-të kanë hyrë në një fazë të re zhvillimi.