Rama, takim me përfaqësues të teknologjisë: Mund të ndërtojmë në Shqipëri muzeun e parë tërësisht me IA

Kryeministri Edi Rama në një takim me përfaqësues të teknologjisë u shpreh se mund të ndërtohet në Shqipëri muezu i parë tërësisht me Inteligjencë Artificiale.

“Në Tiranë në shtator do t’i japim arkitekturës bashkëkohore dhe botës një inovacion që vjen nga një start up shqiptarësh që nëse ashtu sic duket dhe nga interesimi i arkitektëve do të ndryshojë sumë mënyrën sesi funksionojnë studio e arkitekturës.

Me shumë gëzim dhe përgjegjësi do të angazhohem personalisht me strukturat për të parë nëse mund të ndërtojmë në Shqipëri me këtë teknologji të re të propozuar muzeun e parë tërësisht me inteligjencë Artificiale.

Është e udhës që nga tryezat të bëhen referime të përmbledhura të temave që u diskutuan”, tha Rama.