Zaptimet e hapësirave publike, Rama: Dronet dhe satelitët, të pamjaftueshme
Kryeministri Edi Rama ka kërkuar krijimin e një sistemi digjital që do të tregonte në kohë reale zaptimet e hapësirave publike. Gjatë një takimi në Berat me bizneset që operojnë në fushën e teknologjisë, kreu i qeverisë u shpreh se ky sistem do të hiqte nevojën për kontrollet në terren ndërsa theksoi se me situatën në theth u tregua dështimi i sistemit.
Aksioni ku u shemben rreth 100 struktura në theth ngriti pikëpyetje të mëdha mbi parandalimin dhe momentin e ndërhyrjes. Në përgjigje kryeministri edi rama nuk sheh fajtor vetëm një person.
Nuk harroi dhe veprimin e prokurores Elsa Gjeli që nuk hetoi pas dosjes që u paraqit nga IMT e Policia.
Prej janarit 2023 Shqipëria ka dy satelitë në ajër, por dhe prej aty nuk u arrit të merreshin të dhënat në kohë reale për ndërtimet pa leje në theth. Shkak sipas ramës është mungesa e një qendre të marrjes së pamjeve menjëherë, përfshirë ëktu dhe nga dronët.
Për të kontrolluar territorin kryeministri Rama një javë më parë reagoi me tone të ashpra ndaj kryetarëve të bashkive, që u kërkoi të marrin në dorë situatën për të mos lejuar asnjë ndërtim pa leje.
