EMRI/ Me a*rmë në brez, kapet në flagrancë 28-vjeçari në Vaun e Dejës

Policia e Vaut të Dejës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Brezi”, duke arrestuar në flagrancë një 28-vjeçar për armëmbajtje pa leje në fshatin Nënshat.

Njoftimi:

Vau i Dejës

Finalizohet operacioni policor i koduar “Brezi”.

Kapet në flagrancë me armë zjarri pistoletë, në fshatin Nënshat, vihet në pranga 28-vjeçari,Edmond Preçi.

Sekuestrohet arma e zjarrit me municion luftarak.

Në vijim të aksioneve policore me objektiv identifikimim dhe ndalimin e shtetasve që lëvizin të armatosur, duke rrezikuar sigurinë publike dhe jetën e qytetarëve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, në kuadër të operacionit “Brezi”, goditën një rast të armëmbajtjes pa leje.

Për këtë rast u vu në pranga shtetasi Edmond Preçi, 28 vjeç, banues në fshatin Nënshat.

Ky shtetas u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në fshatin Nënshat, duke lëvizur me armë zjarri pistoletë me municion luftarak, që i posedonte pa leje.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të metejshme.