Vatër zjarri edhe në Borsh, shmanget djegia e banesave, zjarrfikësit dhe banorët vijojnë "luftën" me flakët
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Korrik 2025, 22:06
BORSH- Një vatër zjarri është regjistruar pasditen e sotme edhe në fshatin Borsh të bashkisë Himarë teksa mësohet se flakët kanë nisur në një pjesë shkurresh.
Sipas informacioneve, ndërhyrja e zjarrfikëses bëri të mundur mbrojtjen e banesave në zonë, ndërsa zjarri vijon ende.
Të angazhuar për shuarjen e plotë të tij janë zjarrfikësit, por dhe banorë të fshatit.
