D*gjen dy mjete të parkuara në Korçë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Korrik 2025, 08:23
Dy mjete janë përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në një lagje periferike në qytetin e Korçës, njëri prej të cilëve është djegur plotësisht.
Mjetet kanë qenë të parkuara në hyrje të pallatit, i cili ndodhet në afërsi të kryqëzimit të vendit të quajtur “1 Maji”.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton për shkaqet e këtij zjarri.
Deri tani nuk ka informacion nëse kemi të bëjmë me një zjarr të qëllimshëm apo aksidental.
Të dy pronarët e mjeteve të përfshira nga flakët janë banorë të të njëjtit pallat.
