VIDEO/ I mjaftojnë vetëm pak minuta në fushë, Ernest Muçi gjen rrugën e rrjetës me Beshiktashin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Korrik 2025, 20:02
Ernest Muçit i kanë mjaftuar vetëm 8 minuta në fushë për të gjetur rrugën e rrjetës me fanellën e Beshiktashit, në duelin miqësor ndaj sllovakëve të Petrzalkës.
Talenti shqiptar, u hodh në fushë në startin e pjesës së dytë, teksa rezultati ishte 0-2 për skuadrën kundërshtare, teksa në minutën e 54-t, arriti të tunde rrjetën duke ngushtuar shifrat në 1-2.
Muçi përfitoi nga një gabim në mbrojtje i sllovakëve, teksa i vodhi mjaft bukur topin futbollistit kundërshtar, duke goditur saktë më pas.
VIDEO:
https://streamin.one/v/dd26440e
