TARE BËN GODITJE NË PORTË! Rokadë në vijën e fundit, aksion për sulmuesit

Igli Tare ka bërë nëj tjetër goditje në merkato. Milani do të ketë ndryshime në portë ndërsa mediet raportojnë për oferta mbi emra të mëdhenj në futboll por me kosto të ulëta

Rokadë e plotë portierësh tek Milani. Pietro Terrcciano është praktikisht afrimi i tretë i “Djajve” të Milanit në epokën e re të drejtuar nga Igli Tare.

Ish-portieri i Fiorentinës ka firmosur një kontratë dyvjeçare dhe do të jetë zëvendësuesi i Mike Maignan i cili bëhet mbrojtësi i parë i rrjetës pasi Marco Sportiello që pritet të rikthehet te Atalanta.

Terracciano konsiderohet një operacion dytësor, ndërkohë që klubi kuqezi është fokusuar tek përforcimet në krahët e mbrojtjes. Objektivi kryesor është 22-vjeçari Marc Pubill i Almerías.

Kontaktet me agjentin Fali Ramadani janë intensifikuar, me Milanin që kërkon të mbyllë marrëveshjen brenda pak ditësh për të shmangur konkurrencën, veçanërisht atë nga Wolverhampton. Ndërkohë, Barcelona ndodhet më pasive në garë.

Milan shpreson të mbyllë transferimin për pak mbi 10 milionë euro, ndonëse klubi spanjoll kërkon 5 milionë më shumë.

Për trajnerin Massimiliano Allegri, përforcimet në krahë janë prioritet, edhe në krahun e majtë. Në sfond mbetet i hapur edhe rasti i Jasharit, që është rikthyer në stërvitje me Club Brugge, por shpreson ende të bashkohet me Milanin.

Në repartin ofensiv, Milani ka bërë një sondazh për Jean-Philippe Mateta, sulmuesi francez 28-vjeçar i Crystal Palace, autor i 17 golave sezonin e fundit. Por çmimi prej 30 milionë eurosh i kërkuar nga klubi anglez ka frenuar klubin italian.

Sipas "L’Équipe", Milani nuk do të lëvizë menjëherë për Matetën dhe çdo tentativë konkrete për një partner të Santiago Gimenez pritet pas mesit të gushtit.