VIDEO/ Përballja e kthimit me Daugavpils, Balaj nga Letonia: E njohim rivalin, kemi ardhur për fitore! Synojmë kualifikimin
Në letër, pas shortin, Vllaznia shihej si favorite absolute përballë letonezëve të Daugavplis, por në mënyrë befasuese, ekipi shkodran pësoi një humbje minimale 0-1 në “Elbasan Arena”.
Më shumë se sa rezultati, ajo që shqetësoi ishte loja e shfaqur, me ekipin e Edi Martinit që ishte konfuz, mbi të gjitha në pasin final. Letonezët i ndëshkuan në të vetmin rast që krijuan, pikërisht këto detaje shqetësojnë jo pak ambientin në vigjilje të ndeshjes së kthimit, por Bekim Balaj thekson se ekipi e ka lënë pas atë humbje të hidhur.
Kapiteni del garant se djemtë janë gati, kanë ardhur në Letoni me një objektiv të qartë, të përmbysin humbjen e ndeshjes së parë dhe të kalojnë në turin e dytë të Conference League:
Në deklaratën e tij nga Letonia, përpara këtij takimi, Balaj zbuloi se Krymi dhe Estan Mala janë gati për këtë takim, ndërsa Jazxhi nuk arriti të rikuperohet në kohë për këtë takim.
