Vllaznia bën përmbysjen e madhe në transfertë, kualifikohet në turin e dytë të Conference League
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Korrik 2025, 19:23
Pas humbjes 0-1 në shtëpi me Daugavpils, shkodranët kanë luajtur edhe sot një ndeshje me luhatje, teksa kanë dominuar në fillim duke gjetur edhe golin me Mensah, por pastaj u ndëshkuan dy herë brenda pak minutash nga vendasit.
Goli i Jagos në fundin e pjesës së parë bëri që skuadrat të shkonin në pushimin e ndeshjes përsëri në barazim.
Në pjesën e dytë, shkodranët nuk dukeshin aq thumbues para portës së letonezëve, teksa mungonin rastet për shënim.
Por në fund u zgjua talenti Dodaj, i cili mori mbi krahë ekipin teksa shënoi golin e avantazhit e më pas dha edhe asistin për golin e Malës, që vulosi fitoren 4-2 dhe kualifikimin e Vllaznisë në turin tjetër të Conference League.
