Sherr në Tiranë, të rinjtë sulmojnë një person me shkopinj bejzbolli. I riu shtrohet me urgjencë në gjendje të rëndë (EMRI)
Nga Edison Vatnikaj Përditësimi i fundit 16 Korrik 2025, 23:04
Një sherr është regjistruar në zonën e Priskës në Tiranë.
Disa persona raportohen se kanë sulmuar me mjete të forta si shkop bejsbolli një person.
I plagosur rëndë nga ky sulm ka mbetur shtetasi Besjan Qordja.
Policia ka nisur një aksion për kapjen e personave të përfshirë në këtë ngjarje.
