Tiranë/ Gjendet i vde*ur brenda automjetit 29-vjeçari, babai e gjeti në parkingun e pallatit
TIRANA- Një 29-vjeçar në Tiranë me inicialet E. D., është gjetur ditën e sotme nga familjarët pa shenja jete.
Sipas policisë i riu u gjet nga familjarët në parkimin e pallatit ku banonte brenda automjetit të tij.
Policia thotë se nga këqyrja e jashtme paraprake, nuk janë konstatuar shenja dhune.
Burime policore bejne me dije se shtetasi Eno. D eshte futur nje nate me pare ne parkimin e pallatit ku jetonte.
Vetem pak ore babai i tij ka kontrolluar per djalin ku e ka konstatuar pa shenja jete brenda makines se tij.
Nga kqyrja paraprake rezulton se ne trupin e 29 vjecarit nuk jane konstatuar shenja dhune.
I riu ishte pa probleme dhe pa precedent penal.
Njoftimi:
Tiranë/Informacion paraprak
Me datë 16.07.2025, në Astir, në parkimin e pallatit ku banonte, është konstatuar nga familjarët, brenda automjetit të tij, pa shenja jete, shtetasi E. D., rreth 29 vjeç.
Nga këqyrja e jashtme paraprake, nuk janë konstatuar shenja dhune. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për përcaktimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të humbjes së jetës.
