Policia e Burgjeve, kontrolle 'blic' në institucionet e paraburgimit 313 dhe 302 në Tiranë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Korrik 2025, 20:04
Policia e Burgjeve po zhvillon kontrolle në institucionet e paraburgimit në qelitë e 313-ës, në rrugën “Jordan Misja”, dhe 302-ës, në rrugën “Mine Peza”, në Tiranë sipas raportimeve në media.
Të tilla kontrolle u raportuan edhe më parë gjatë ditës së sotme se u zhvilluan në të gjitha burgjet e vendit.
Fokus i kontrolleve sipas raportimeve kanë qenë kartelat e takimeve të disa të burgosurve.
Gjithashtu bëhet me dije se janë kryer dy transferime drejtuesish konkretisht Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka emëruar Altin Agon në krye të burgut të Peqinit, ndërkohë Qazim Hoxha është emëruar drejtor i IEVP Elbasan.
