Ankth te Lazio, Sarri shtrohet me urgjencë në spital
Ka shqetësim në ambientin e Lazios për gjendjen shëndetësore të trajnerit Maurizio Sarri.
Tekniku toskan, i saporikthyer në stolin bardhekaltër, është shtruar në klinikën “Villa Mafalda” në Romë pas një shqetësimi të ndodhur në përfundim të seancës stërvitore.
Sipas burimeve të para, Sarri është ndjerë keq menjëherë pas stërvitjes së ekipit dhe është dërguar në klinikë për të kryer kontrollet e nevojshme mjekësore.
Për momentin nuk është konfirmuar ende shkaku i saktë i gjendjes së tij, por nuk përjashtohet mundësia që gjithçka të jetë shkaktuar nga temperaturat shumë të larta që kanë përfshirë kryeqytetin italian ditët e fundit.
Ky nuk është rasti i parë që Sarri përballet me probleme shëndetësore gjatë verës: edhe në të kaluarën, kur sapo kishte marrë drejtimin e Juventusit, ai ishte shtruar për shkak të komplikacioneve të ngjashme.
Tifozët bardhekaltër shpresojnë për përmirësim të shpejtë të gjendjes së trajnerit të tyre dhe për një kthim të shëndetshëm e të plotë në pankinë.
Klubi nuk ka bërë ende një njoftim zyrtar për situatën.
