Tenisti, ndër sportistët më të paguar! Sinner vetëm këtë vit arkëton 50 milionë euro

Pas fitores në Wimbledon tenisti Jannik Siner është futur në sportistët më të paguar në botë. Vetëm këtë vit të ardhurat e tij arrijnë në 50 milionë euro

Jannik Sinner po kalon një vit të artë në 2025, si brenda fushës ashtu edhe jashtë saj. Triumfi në Australian Open, fitorja madhështore në Wimbledon dhe një paraqitje thuajse perfekte në Roland Garros, ku u ndal vetëm në prag të finales, e kanë vendosur italianin në kulmin e suksesit sportiv dhe financiar.

Sipas një vlerësimi të bërë nga La Gazzetta dello Sport, ai mund të arrijë të arkëtojë rreth 50 milionë euro vetëm këtë vit, duke e futur në elitën e sportistëve më të paguar në botë.

Rreth 30 milionë euro vijnë nga 13 kontrata sponsorizimi, mes të cilëve spikasin emra të mëdhenj, të veshjeve dhe jo vetëm.

Nga këto, 16 milionë i garantohen nga sponsorët teknikë dhe 14 milionë nga bashkëpunimet e tjera. Ndaj kësaj shume i shtohen edhe bonuset për rezultatet, si dhe pjesëmarrja në turneun ekskluziv në Riad, që pritet të sjellë të ardhura shtesë.

Kështu, me suksesin në fushë dhe një makineri komerciale gjithnjë e më fitimprurëse, Sinner mund të mbyllë vitin 2025 me një total prej 50 milionë euro, pavarësisht se rivali i tij kryesor në renditje mungoi për tre muaj për shkak të një çështjeje dopingu.

Tenisti, ndër sportistët më të paguar! Sinner vetëm