Kualifikueset e Champions League/ Egnatia luan nesër sfidën e dytë ndaj Breidablikut
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Korrik 2025, 17:59
Egnatia do të luajë nesër në orën 21:00 ndeshjen e dytë të raundit të parë kualifikues në UEFA Champions League ndaj ekipit islandez, Breidablik.
Pas fitores 1-0 në ndeshjen e parë të zhvilluar në “Egnatia Arena”, kampionët e Shqipërisë udhëtojnë drejt Islandës me një avantazh të vlefshëm përpara sfidës së kthimit.