Pas urdhrit të Ramës, vijojnë dorëheqjet e drejtuesve vendorë në bashkitë e jugut, largime në Delvinë e Konispol
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Korrik 2025, 11:33
Nënkryetarët, administratorët dhe të gjithë drejtorët kanë paraqitur zyrtarisht largimin e tyre nga detyra në Bashkinë e Delvinës, pas urdhërit të kryeministrit Edi Rama për “vetëpastrimin” e Bashkive.
Ndërkohë, në Bashkinë e Konispolit, kanë dhënë dorëheqjen vetëm administratorët, ndërsa pjesa tjetër e strukturës mbetet në detyrë. Ndërsa në Bashkinë e Finiqit, nuk është kërkuar asnjë dorëheqje.
Këto largime vijnë pas ultimatumeve dhe kërkesave të kryeministrit Edi Rama, i cili disa ditë më parë në takimin me kryebashkiakët në Durrës, tha se duhet të shkarkohen të gjithë kryetarët e Njësive Administrative në të gjithë Republikën e Shqipërisë.
