Prishja e ndërtimeve pa leje/ Deliu: Nuk jemi të kënaqur për mënyrën si po zhvillohet aksioni
Deputeti, Denis Deliu i ftuar në emisionin ‘’Drejt’’ në Ora News u shpreh se aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje është një sfidë për shtetin shqiptar dhe se nuk është i kënqaur për mënyrën se si po zhvillohet aksioni.
Deliu: Ky aksion ngelet do thoja një sfidë për shtetin shqiptar, për politikën, për agjencitë ligjzbatuese, për qytetarët në përgjithësi.
Shteti shqiptar këto 30 vite ka qenë shtet në ndërtim.
Ne të gjithë sot po e besojmë më shumë se kurrë Shqipërinë 2030, Shqipërinë pranë BE.
Dikur edhe unë realisht kam qenë skeptik por në fakt e kuptoj dita ditës që Shqipëria është shumë pranë këtij anëtarësimi.
Normalisht ky lloj anëtarësimi në BE, kërkon rregulla më strikte, procedura apo edhe mirëfunksionimin e të gjitha strukturave.
Ndoshta nuk jemi të kënaqur për mënyrën se si po zhvillohet aksioni apo koha, por nisur edhe nga deklaratat e kryeministrit besoj se ai ka analizën e duhur, informacionin e duhur se çfarë po ndodh në terren dhe besoj se është momenti edhe nga sot ka deklaruar se kjo fushatë do të vazhdojë.
Do të jetë konsistente deri në përfundimin e kësaj lloj paligjshmërie.
Është një sfidë për të gjithë ndërtimi pa leje ku realisht duhet të ketë një fund.
Mendoj se ka ardhur momenti që shteti shqiptar të mendojë në bashkëpunim edhe me qytetarët që ne të formalizohemi.
