''Problematikat me ndërtimet pa leje i kemi parë me satelitë'', Topalli: Rama ka ndërmarrë disa nisma nga veriu në jug
Gazetarja, Aida Topalli e ftuar në emisionin ‘’Drejt’’ në Ora News u shpreh se ditët e fundit kryeministri Rama ka ndërmarrë disa nisma që fillojnë nga veriu i Shqipërisë dhe mbarojnë në jug të vendit.
Topalli: Jo vetëm sot por ditëve të fundit kryeministri Rama ka ndërmarrë disa nisma që fillojnë nga veriu i Shqipërisë dhe mbarojnë në jug të vendit.
Edhe ditën e sotme në një mbledhje me përfaqësuesit politikë të qarqeve dhe me anëtarë të partisë së tij foli për një gamë të gjerë problematikash që mesa duket janë konstatuar së fundmi.
Më duket se edhe të gjitha këto problematikat me pronat dhe ndërtimet pa leje, i kemi parë me satelitët se më herët nuk qenkan parë.
Kryeministri u ndalua sot tek ndërtimet e Thethit duke qenë se është edhe çështja më e nxehtë.
Jemi në pikun e sezonit turistik dhe ne pamë se si qindra turistë të huaj edhe vendas shkuan në Theth dhe nuk gjetën atë çfarë kishin rezervuar.
Edhe vetë kryeministri i ka mëshuar faktit se nuk duhet ti bëjmë antireklamë turizmit por në pikun e sezonit turistik ndërmori një vendim drastik.
