Rama vizitë në Gjermani, pritet nga Kryeministri i Bavarisë Markus Söder

Kryeministri i vendit, Edi Rama ka mbërritur për një vizitë në Gjermani.

Shefi i qeverisë shqiptare ka ndarë plane nga takimi me kryeministrin e Bavarisë Markus Söder.

“Të ftuar nga Kryeministri i Bavarisë z.Markus Söder, një mik i çmuar me të cilin kemi ndërtuar marrëdhënien e një partneriteti të posaçëm mes Shqipërisë dhe Bavarisë”, shkruan Rama në rrjetet sociale.