“Kërcënon shëndetin e konsumatorëve”, Rama publikon pamjet e produkteve pa faturë të bllokuara
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Korrik 2025, 15:52
Sot nisi aksioni në mbarë vendin për sekuestrimin e produkteve të bulmetit, qumështit dhe mishit që tregtohen pa fatura.
Ashtu sikur se e paralajmëroi vetë kryeministri, nga sot grupet e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU) dolën në terren për të kontrolluar dyqanet dhe për të konstatuar shkelje të mundshme.
Lidhur me aksionin kryeministri Edi Rama publikoi më herët në rrjetin e tij social në Facebook pamje të produkteve të bllokuara.
“Mosfaturimi për qumështin, mishin dhe bulmetin e freskët kërcënon shëndetin e konsumatorëve, përveçse cënon rendin ligjor si çdo mosfaturim tjetër
Angazhim maksimal për sekuestrimin e këtyre mallrave pa faturë”, shkruan kryeministri në Facebook.
