Vijon vala e dorëheqjeve në bashkitë e Qarkut të Elbasanit

Urdhri i kryeministrit Edi Rama për “vetëpastrimin” e Bashkive ka vijuar edhe ditën e sotme ku kanë dhënë dorëheqje një sërë administratorësh dhe drejtorësh lokalë.

Në Bashkinë Belsh kanë dhënë dorëheqje një sërë administratorësh dhe drejtorësh lokalë duke i hapur rrugë një faze të re të përzgjedhjes së drejtuesve të rinj.

Ndërkohë, në Bashkinë Prrenjas, tre administratorë kanë dhënë dorëheqjen që ditën e djeshme, ndërsa ende nuk dihen emrat e drejtorëve të rinj.

Edhe në bashkitë Peqin, Cërrik dhe Gramsh, po vijon procesi i dorëheqjeve dhe vlerësimeve për drejtorët e rinj. Kurse në disa bashki të Qarkut Elbasan ka ende disa drejtorë që nuk e kanë paraqitur dorëheqjen.