Takimi mes Rutte dhe Trump në Shtëpinë e Bardhë, Presidenti paralajmëron tarifa të ashpra ndaj Rusisë: Jam i zhgënjyer prej tyre

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, është takaur sot me presidentit amerikan Donald Trump në Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë.

Në takim janë të pranishëm edhe zëvendëspresidenti JD Vance dhe Sekretari i Shtetit Marco Rubio.

Sipas burimeve zyrtare, presidenti amerikan shprehu zhgënjimin e tij për sjelljen e Rusisë në lidhje me luftën në Ukrainë. “Jam shumë i pakënaqur me Rusinë për luftën në Ukrainë,” tha Trump.

Trump theksoi dëshirën e tij për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, duke u shprehur se është “i zhgënjyer” nga presidenti Vladimir Putin.

Ai paralajmëroi vendosjen e tarifave të ashpra nëse nuk arrihet një marrëveshje brenda 50 ditëve. “Do të vendosim tarifa sekondare, dhe ato do të jenë 100%,” deklaroi presidenti.

Presidenti amerikan shtoi se Shtetet e Bashkuara prodhojnë pajisjet më të mira ushtarake, raketat më të mira dhe “çdo gjë më të mirë”.

Ai konfirmoi se këto armë do t’i dërgohen NATO-s, dhe nënvizoi se “do të paguajnë për to”.

Sipas Trump, shpërndarja e këtyre armëve drejt Ukrainës do të koordinohet nga NATO.

“Do të prodhojmë armë të nivelit më të lartë dhe do t’ia dërgojmë NATO-s,” tha ai, duke shtuar se aleanca do t’i dërgojë aty ku nevojiten më shumë.