PRESIDENTI MË I VJETËR NË BOTË! Presidenti 92 vjeçar i Kamerunit shprehet se do të kandidojë sërish në zgjedhje

Paul Biya, presidenti aktual i Kamerunit është 92 vjeç dhe thotë se do të kandidojë sërish në zgjedhjet e muajit tetor, duke kërkuar mandatin e tij të 8. Biya nuk ka humbur kurrë zgjedhje që kur mori pushtetin në vitin 1982 dhe nëse fiton një mandat tjetër shtatëvjeçar, mund të jetë president deri në moshën gati 100 vjeç.

Kreu më i vjetër i shtetit në botë, presidenti 92-vjeçar i Kamerunit, Paul Biya, ka thënë se do të kandidojë  në tetor për një tjetër mandate duke synuar qëndrimin në pushtet për 43 vite.

"Jini të sigurt se vendosmëria ime për t'ju shërbyer përputhet me urgjencën e sfidave me të cilat përballemi", tha ai në një postim në X.

Ai shtoi se vendimi i tij për të kandiduar për një mandat të tetë erdhi pas thirrjeve "të shumta dhe këmbëngulëse" nga njerëz nga të gjitha rajonet në Kamerun dhe diaspora.

Administrata e Biyas është përballur me kritika për korrupsion, përvetësim, qeverisje të keqe dhe dështim për t'u përballur me sfidat e sigurisë.

Ka pasur gjithashtu shqetësime në lidhje me shëndetin dhe aftësinë e tij për të qeverisur.

Mungesa e tij e publike për më shumë se 6 javë, çoi në spekulime dhe thashetheme një vit më parë se ai kishtë vdekur.

Mediat shkruajnë se kandidatura e tij pritej, por nuk u konfirmua zyrtarisht deri në postimin e së dielës në rrjetet sociale.

Biya nuk ka humbur kurrë zgjedhje që kur mori pushtetin në vitin 1982 dhe nëse fiton një mandat tjetër shtatëvjeçar, mund të jetë president deri në moshën gati 100 vjeç.

Ka pasur thirrje në rritje nga brenda dhe jashtë Kamerunit që ai të largohet dhe t'i hapë rrugën një lidershipi të ri në kombin e Afrikës Qendrore.

Ndërsa figura të shumta të opozitës, kanë shpallur gjithashtu kandidaturat.

Megjithatë, anëtarët e Lëvizjes Demokratike Popullore të Kamerunit, parti në pushtet, dhe mbështetës të tjerë që nga viti i kaluar kanë bërë thirrje publikisht që Biya të kandidojë për një mandat tjetër.

Ai ishte tashmë kandidati de facto si udhëheqës i partisë. Biya hoqi kufizimet e mandateve në vitin 2008, duke i mundësuar vetes përfshirjen në garë për një kohë të pacaktuar.