Përleshje të ashpra në Siri! 30 viktima dhe mbi 100 të pl*gosur në konflikti ndër-sektar në Suweida

Të paktën 30 persona kanë humbur jetën dhe rreth 100 të tjerë janë plagosur në qytetin sirian të Suweidës, pas përplasjeve të dhunshme mes grupeve të armatosura lokale dhe fiseve, njofton Ministria e Brendshme e Sirisë.

Konflikti shpërtheu pas një vale rrëmbimesh, përfshirë edhe tw një tregtari të premten, në autostradën që lidh Damaskun me Suweidën.

Ministria e Brendshme njoftoi se forcat do të ndërhyjnë drejtpërdrejt për të zgjidhur situatën, ndërsa sipas agjencisë Reuters, përplasjet përfshijnë luftëtarë druzë dhe fise beduine sunitësh.

Ky është rasti i parë që përleshjet ndodhin brenda vetë qytetit të Suweidës, kryeqendra e provincës me shumicë druzi. Më herët, në prill, kishte pasur përplasje të ngjashme në Jaramana pranë Damaskut.

Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut raportoi se Ministria e Mbrojtjes ka dërguar autokolona ushtarake në zonën e konfliktit.

Ndërkohë, shqetësimet e komuniteteve minoritare janë shtuar pas rënies së regjimit të Bashar al Assad në dhjetor dhe vendosjes së një qeverie të re nga rebelët islamikë.