LAJMI I FUNDIT/ Një 17-vjeçare mbërrin me pl*gë arme në spitalin e Vlorës
Mbërrin në spital një vajzë rreth 17 vjeç me plagë të shkaktuar nga armë zjarri. E kanë shoqëruar vetë familjarët në spital.
E reja sipas bluzave të bardha ka qenë koshiente në momentet e mbërritjes në spital. Aktualisht po kryhen procedurat mjekësore (skaner).
Sipas burimeve, e mitura jetonte me gjyshërit pasi prindërit e saj ishin divorcuar. I ati i saj raportohet se kishte krijuar një familje të re dhe ka kërkuar ta marrë adoleshenten në fshat, e cila ka refuzuar vendimin e të atit.
Ajo ka qëlluar veten me plumb dhe fillimisht është dërguar në spitalin e Vlorës në gjendje të rëndë për jetën.
Më pas 17-vjeçarja është transportuar drejt Traumës. Babai i adoleshentes mësohet se është shoqëruar nga uniformat blu pas ngjarjes.
Njoftimi:
Vlorë/Informacion paraprak
Sot, rreth orës 11:40, është paraqitur në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore, një shtetase e mitur 17 vjeçe, e cila dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri pistoletë, në banesën e saj, në lagjen “Kushtrimi”.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
