Përplasja e Jet Ski-ve në Golem/ Arrestohet 21 vjeçari, procedohen 2 të tjerë

Njoftimi:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavaje arrestuan në flagrancë shtetasin J. K., 21 vjeç, dhe referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit I. H., 42 vjeç dhe E. T., 25 vjeç, të tre banues në Durrës, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, me detyra respektive pronar, administrator dhe punonjës i një subjekti për dhënien e mjeteve lundruese, me qira, në Golem, pasi dje pasdite, iu kanë dhënë me qira, 2 mjete lundruese, shtetasve P. B., 30 vjeç dhe S. D., 23 vjeç, të cilët nuk kanë qenë të pajisur me leje drejtimi për këtë kategori mjetesh. Shtetasi P. B. që u dëmtua nga përplasja e këtyre mjeteve lundruese, vijon të jetë në kujdesin e mjekëve.