Vodhi çantën e një shtetaseje, shpallet në kërkim 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është shpallur në kërkim nga Policia e Tiranës pasi dyshohet se i ka vjedhur çantën një shtetaseje.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 shpallën në kërkim shtetasin G. H., 32 vjeç, pasi dyshohet se i ka vjedhur çantën, një shtetaseje. Punohet për kapjen e 32-vjeçarit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.